1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryeziu: Të ruhet si sytë e ballit roli arbitrues i SHBA-së në procesin e dialogut

Opinionisti Taulant Kryeziu, ka thënë se duhet të ruhet si sytë e ballit roli arbitrues i SHBA-së në procesin e dialogut.

“Sepse pa SHBA-në i bie që palët të maten bazuar në fuqinë reale në terren dhe kjo sdo të duhej të ishte rruga e Kosovës. SHBA-të janë sponsorizuesi i këtij shteti dhe mbështetësi më i madh i konsolidimit të shtetësisë së Kosovës prej pavarësisë e tutje, kështu që Kosova duhet ta trajtojë me kujdes këtë partneritet”, tha ai në Frontal të T7.

Ai tha se vendimi i Qeverisë për targat është legjitim.

“Nëse SHBA po na kërkojnë si mikut që ne ta shtyjmë për pak dhe të diskutojmë për planin, atëherë këtë koncesion duhet ta bëjmë karshi SHBA-së dhe asnjëherë karshi Beogradit me kushtin që të diskutohet për planin”, tha Kryeziu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img