2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryeziu: Radoiçiqi për Vuçiqin dhe Serbinë është hero

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në Info Magazine në Klan Kosova

Fotografia e shkrepur në takimin mes ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marko Gjuriq dhe kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq, u bë temë e diskutimit në opinion.

Kjo për faktin se si një diplomat mund të takohet me një kriminel.

E lidhur me këtë ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu, tha në Info Magazine në Klan Kosova se për Serbinë dhe për Vuçiqin, Radoiçiqi është hero.

“Është patriot. Ne në këtë kontekst duhet t’i shohim kështu gjërat”, tha ai në Klan Kosova.

Kryeziu tha se një pushtet “i cili i ka vrarë 1 mijë e 400 fëmijë mund të bëjë çdo gjë”.

Por, ai u shpreh i bindur se “Serbia kurrë më nuk do të kthehet në Kosovë”.

Vet, Marko Gjuriq, të dielën tha se “nuk dihet i turpëruar nga ky takim”.

Ai tha se për këtë s’e ka ndërmend t’ju kërkojë falje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe as ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img