1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryeziu pas deklaratave të Hovenier: Nëse dikush ka informacione për përshkallëzim, t’i ndajë me institucionet e sigurisë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu është deklaruar mbi paralajmërimet se “mund të ketë përshkallëzim të situatës në veri”.

Kryeziu në “RTV Dukagjini” raportohet se ka thënë që nëse dikush ka informacione të tilla, duhet ta ndajë me institucionet e sigurisë.

“Nëse dikush ka informacione apo ndonjë indikacion për përshkallëzim, duhet që ta ndajë me institucionet e sigurisë.”ka thënë ai.

Ndryshe, këto paralajmërime dje i bëri edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier në një konferencë për media.

Ai deklaroi se kjo rregullore, mund të sjell pasoja.

“Ne besojmë se kjo rregullore, mund të ketë pasoja që nuk janë menduar plotësisht… Pra, ajo që po i kërkojmë Bankës Qendrore dhe autoriteteve të bëjnë është të shtyjnë zbatimin e disa prej dispozitave, të japin pak kohë për t’u siguruar që ata kanë bërë përgatitjen për të siguruar që popullatat e prekura të mos ndikohen negativisht.” – ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img