3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryeziu: Kandidimi i Bedri Hamzës për kryeministër, përcaktim i PDK-së për t’u rikthyer në garë

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka thënë se kandidimi i Bedri Hamzës për kryeministër, është përcaktim i PDK-së për t’u rikthyer në garën për pushtet.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë ky është një hap i respektuar nga një lider partiak.

“Normalisht, rezultati zgjedhor i kësaj subjekti nuk varet ekskluzivisht nga emri i Bedri Hamzes, por do të varet shumë edhe nga emrat e një kabineti qeveritar që do duhej të prezantoj Hamza, e pa e harruar peshën politike e elektorale që kanë emrat në listën e kandidatëve për deputetë. Megjithatë, ky është një hap i respektuar nga një lider partiak, i cili me kalimin e kohës do të tregojë se kjo qasje për kthimin e PDK-së në garën për pushtet, nuk është zgjidhja , një emër.” – ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe kryetarët e partive në ShBA, duke e përdorur këtë si krahasim:

“Jaime Harrison është kryetar i Partisë Demokratike ose Michael Ëhatley, kryetar i Partisë Republikane në SHBA, me siguri shumë pak keni dëgjuar për të. E solla këtu si emër për të krijuar mundësi krahasimi, sepse jo gjithsesi kryetari i një subjektit politik dhe duhet të jetë kandidati kryesor për poste si kryeministër apo president.

Ndoshta sistemi amerikan është i ndryshëm nga sistemet parlamentare, ku kryesisht lideri i partisë është edhe kandidati potencial që merr postin e kryeministrit pas zgjedhjeve. Por, pavarësisht nga sistemi, strategjia dhe qasja që ndjek një subjekt politik është çështje e bazuar në strategji, matje dhe synim, se çka ndjek një subjekt politik”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img