Site icon PrishtinaPress

Kryetarja e Speciales viziton Kosovën, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit

Sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurta kohore.

Kjo për shkak se do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Sipas një njoftimi të policisë, ndërprerja e qarkullimit në trafik do të bëhet bazuar në itinerarin e agjendës së vizitës së saj.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thekson policia.

Exit mobile version