Site icon PrishtinaPress

Kryetarja e Speciales shpalosen detaje për krerët e luftës në Hagë

Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, ka dhënë detaje për kushtet e qëndrimit të të paraburgosurve në Gjykatën Speciale.

Ajo ka thënë se personat që janë në mbajtje i kanë nga 10 ditë vizita në vit.

Sipas saj, personat që po mbahen nga Specialja kanë kontakte të vazhdueshme me familjen përmes avokatëve, ndërsa ka shtuar se është siguruar kontakti efektiv ndërmjet tyre dhe avokatëve mbrojtës.

“Tre mijë lëndë janë që janë dorëzuar, shumica prej jush duhet të dini që në pajtim me ligjin për Dhomat e Specializuara janë përgjegjëse për administrimin e gjykatës dhe për të ofruar shërbime të ndryshme gjyqësore”.

“Unë i kam miratuar tregullat në shtator të vitit 2020 dhe janë hartuar në bashkëpunim të Kryqit të Kuq, ata qëndrojnë në ambient të sigurt kanë qashe ditore në ajër të pastër dhe aktivitete fizike, dhe të kalojnë kohë së bashku”.

“Ata kanë qasje në librari në gjuhën që ata e kanë zgjedh, kanë qasje në radio e televizion dhe mund të marrin pjesë në shërbime fetare. Do të ju mundësohet të votojnë edhe në zgjedhjet lokale me 17 tetor, të gjithë që janë në paraburgim kanë kontakte me familjet”.

Exit mobile version