Site icon PrishtinaPress

Kryetarja e Luginës së Preshevës, pritet në Tiranë nga Igli Hasani

Kryetarja e Luginës së Preshevës, Ardita Sinani, u prit në Tiranë nga ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Hasani përmes një postimi në Facebook, tha se gjatë takimit rikonfirmoi “vëmendjen” dhe “angazhimin e veçantë” të qeverisë shqiptare ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës, dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje.

“Jo vetëm mbështetje politike por edhe nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe punësimit”, shtoi ai, përcjell Klankosova.tv.

Exit mobile version