0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kryetarja e Gjykatës Speciale këtë muaj vjen në Kosovë, kjo është arsyeja

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të të qëndrojë më 21 shtator për vizitë në Komunën e Gjilanit, ku do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

Sipas njoftimit të Speciales, Trendafilova do të flasë për zhvillimet aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ky takim do të mbahet më 21 shtator, prej orës 10:00 deri në orën 11:30.

“Më 21 shtator 2022, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve. Gazetarët janë të ftuar të marrin pjesë në aktivitet. Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në Hagë po vazhdojnë të mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img