Kryetari i komunës, z. Bekim Jashari gjatë vizitës së tij, në Stuttgart të Gjermanisë, në një ceremoni zyrtare të organizuar në këtë shtet, ka pranuar donacion dy kamionë me elemente përcjellëse të destinuar për nevojat e njësisë së zjarrëfikësve në Skenderaj. Ky donacion do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së qytetit, duke ndikuar në përmirësimin e kushteve për njësinë e zjarrëfikësve në Skenderaj.
Ndër të tjera, kryetari Jashari ka theksuar: “Gjatë vizitës në Stuttgart të Gjermanisë, isha i nderuar të pranojë donacion dy kamiona me elemente përcjellëse për nevoja të zjarrëfikësve të komunës sonë, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së qytetit tonë.
Për çka e falënderoj këshilltaren e shtetit znj. Gisela Erler, sekretarin z. Wilfried Klenk dhe kryetarët e komunave, Dornstadt z.Braig, Westerheim z.Walz dhe Oberstenfeld z.Kleemann, të cilët dhuruan këtë donacion shumë të nevojshëm për zjarrëfikësit tanë.
Poashtu një falënderim për konsullin Lladrovci, falënderim i veqantë edhe për konsullin Besnik Miftaraj, i cili ishte organizatorë i kësaj ngjarje, si dhe falënderime për konsullatën tonë në Stuttgart, diplomatët tonë, të cilët janë shumë aktiv dhe po krijojnë ura bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe vendit ku veprojnë.”