0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari Veseli takoi drejtuesit e Odave Ekonomike të vendeve të rajonit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim krerët e Odave Ekonomike të vendeve të rajonit.
Në takim u diskutua lidhur me fuqizimin e bashkëpunimit në sferën e ndërmarrësisë dhe ekonomisë ndërmjet Kosovës, vendeve të rajonit dhe odës ekonomike evropiane, si ombrella e ekonomisë evropiane.
Kryetari Veseli tha se Kosova po punon që të krijojë kushte që bizneset e saj të bashkëpunojnë më ngushtë me ato të rajonit, në mënyrë që të krijojnë kushte dhe zhvillim më të madh ekonomik, si dhe për hapjen e perspektivës ekonomike për biznese të reja.
Përfaqësuesit e odave ekonomike e falënderuan kryetarin Veseli për pritjen dhe për gatishmërinë e ofruar për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve.
Arnoldo Abruzzini, sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike Evropiane, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen dhe gatishmërinë për ti ndihmuar odat ekonomike.
Ai tha se Oda Ekonomike Evropiane do të jetë një avokate e odave ekonomike të vendeve të rajonit në raport me Bashkimin Evropian.
Pas takimit me krerët e odave ekonomike të vendeve të rajonit, kryeparlamentari Veseli mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale dhe vizitoi disa kompani vendore e të rajonit që po prezantonin produktet e tyre./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img