1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari republikan në Serbi, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

Ish-kandidati për president të Serbisë njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Republikane, Nikolla Sanduloviq, ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaroi që nuk do ta lejonte presidentin serb që ta vizitojë Kosovën.

Këtë Sanduloviq e bëri përmes një postimi në Twitter ku e quan Vuçiqin “kriminel lufte” teksa e porosit që para se të shkojë në Kosovë duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak.

“Si mund të jetë Kosova zemra e Serbisë kur ti president i Republikës së Serbisë nuk mund të hysh në Kosovë derisa Albin Kurti mos të lejojë! Së pari ti president i Serbisë, kriminel lufte të kërkosh falje dhe ta pranosh krimin që ka ndodhur në Reçak, pastaj të hysh [në Kosovë]! Bravo Albin Kurti”, ka shkruar Sanduloviq, përcjell Reporteri.net.

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte paralajmëruar vizitë në Kosovë në muajin qershor, e që kryeministri I Kosovës në një intervisë në Klan Kosova tha se nuk ka pranuar një kërkesë të tillë teksa shtoi se nuk do t’i jepte leje një njeriu që deklaroi se masakra e Reçakut është fabrikim./Reporteri.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img