Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ditën e sotme (e enjte) do të mbajë konferencë për media.
Kjo është njoftuar nëpërmjet një komunikate për media, gjersa theksohet se lidhet me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.
Konferenca do të mbahet në orën 11:30, në sallën e konferencave në ndërtesën e vjetër të Komunës.
Njoftimi i plotë:
“Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,
Komuna e Prishtinës, ju fton në një konference për media, me ç’ rast Kryetari Rama do të ju informojë më shumë rreth zhvendosjes së edicionit të sivjetshëm të Festivalit SunnyHill në Tiranë.
Konferenca mbahet nesër, në ora 11:30, në sallën e konferencave në ndërtesën e vjetër të Komunës”.