Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar fillimin e punimeve për përmirësimin e banesave te “Rrethi i Flamurit”, duke përfshirë termoizolimin e fasadës dhe kulmit, rrethimin e ballkoneve, dhe vendosjen e dritareve të reja.
Rama theksoi se qytetarët janë prioritet dhe se këto përmirësime do të kontribuojnë në një qytet më të sigurt dhe më të bukur, shkruan PrishtinaPress.
Postimi i tij i plotë:
Pamja e parë që shohim kur hyn në Kryeqytet janë Banesat te “Rrethi i Flamurit” 🇦🇱të ndërtume pa asnjë standard! 🏙️
Nuk do të jetë mē! ✨
📢👷Kanë filluar punimet në:
🛠️ Termoizolimin e Fasadës dhe Kulmit
🛠️ Rrethimin e Ballkoneve
🛠️ Vendosja e Kulmit të ri të Objektit
🛠️ Vendosja e Dritareve të Reja
🧑🧑🧒🧒Qytetari mbetet prioritet i yni 💫
Drejtoria e Shërbimeve Publike
Bekim Brestovci