Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur ekskluzivisht për PrishtinaPress pas vërshimeve në kryeqytet.
Rama fillimisht tha se këto fatkeqësitë natyore ndodhin edhe në qytetet e tjera të botës që kanë ndodhur përkundër infrastrukturës të cilen e kanë ato.
“Normal qe me kushtet klimatike me mot të keq për 3 orë ku edhe në disa qytete tjera të botës ndodh janë vështirë me ju dal ballë, janë gjërat të cilat ne jemi duke i rishiku mjetet e infrastruktures.”
Kryetari Rama poashtu shtoi se për këtë është ndërmarr masa duke e krijuar shtabin emergjent në Komunë.
“Mirepo kemi ndërmarr masa kemi kriju shtabin emergjent te cilët kanë shkuar tek secila familje që ka pasur nevojë.”
Rama tha se secilit qytetar që ka nevojë për ndihm do t’i ofrohet ndihma nga Komuna e Prishtinës.
“Secilit qytetar që ka nevoj për ndihmë do t’i ndihmojmë sa më shumë që kemi nevoj”. /PrishtinaPress/
Videoja: