Site icon PrishtinaPress

Kryetari Rama: Kam relacion fantastik me LDK-në, por nuk mendoj të anëtarësohem

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se raporttet e tij me LDK-në janë shumë të mira, por nuk mendon të antarësohet.

Rama tha se bashkë me LDK-në e kanë fituar kryeqytetin dhe i bindur se bashkë do ta fitojnë edhe mandatin tjetër.

Kam relacion fantastik me LDK-në, ne bashkë e kemi fituar kryeqytetin dhe bashkë do ta fitojmë edhe mandatin tjetër, jemi duke bërë punë fantastike në kryeqytet dhe nuk kemi arsye pse të mos vazhdojmë punët e mira së bashku, unë i kam ofruar edhe qeverisë të punojmë bashkë në zhvillim të kryeqytetit, nuk kemi arsye të ndahemi” tha Rama.

I pyetur nëse do të anëtarësohet në LDK, i pari i Prishtinës tha se nuk ka ambicie politike, prandaj nuk e mendon anëtarësimin në këtë subjekt.

“Unë po them nuk kam ambicie politike, nuk kam ambicie që të jem kryetar partie, apo kryeministër, ambicia ime është të jem kryetar i kryeqytetit, ta transformoj Prishtinën, kam thënë për tetë vite e transformoj Prishtinën dhe këtë jemi duke e bërë dhe këtë do ta bëjë, dhe është mëkat që të mos bëhemi të gjithë bashkë me nivelin qeveritar dhe ta transferojmë këtë vend të mrekullueshëm për këta njerëz të mrekullueshëm. Unë jam arkitekt, ambiciet e mija nuk janë të lidhura me parti politike”, tha Rama në Klan Kosova.

Exit mobile version