0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari Lladrovci e ministrin Stavileci bisedojnë për ngrohtoren qendrore

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor, ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe zëvëndësministrin, Gani Koci ku kanë diskutuar për fillimin e studimit në planin e fizibilitetit për realizimin e projektit e ngrohtores qendrore të qytetit të Drenasit

Kryetari Lladrovci ka falënderuar ministrin Stavileci për viziten dhe ka thënë se projekti i ngrohtores së qytetit është një projekt shumë i vlefshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit. ”

Ne këtë takim biseduam për mundësinë e studimit të fizibilitetit gjatë këtij viti dhe falendëroj ministrin Stavileci që ka shprehur gatishmerinë për fillimin e procedurave ne realizimin e këtij plani të fizibilitetit”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Kurse ministri Stavileci tha se vizita ne Komunën e Drenasit ka për qëllim bashkëpunimin për realizimin e projektit ne të ardhmen për ngrohtoren e qytetit duke shfrytëzuar energjinë e pashfrytëzuar të shkritores nga procesi industrial i përpunimit të minerales në shkritoren e ndërmarrjës së “Ferronikelit”. “Gjatë këtij viti do të fillojmë me studimin e palnit të fizibilitetit dhe ne bashkëpunim me Komunën e Drenasit, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ndërmarrjen e Ferronikelit pastaj do të realizohet edhe projekti për ngrohtoren e qytetit. Do të gjejmë edhe mundësinë e financimit te këtij projekti, ndërsa burimi i kësaj ngrohtore do të jetë shfrytëzimi i ujit termik të shkritorës së Ferronikelit”, ka thënë ministri Stavileci.

Me realizimin e këtij projekti ne të ardhmen, qytetarët e Komunës së Drenasit, institucioneve publike, bizneset private dhe gjithë konsumatorët tjerë që do të kyçen në këtë rrjet shpërndarës do të ju sigurohet një ngrohje cilësore dhe me një kosto të ulët për gjithë konsumatorët shfrytëzues.

Këtë vit do të realizohet studimi i planit të fizibilitetit, ndërsa viteve në vazhdim projekti do të konkretiziohet me partneret e lartëcekur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img