Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku e gjeneralin Ilaz Derguti, Ahmet Zabeli, asambleistin Sami Aruqajdhe bashkëpunëtorë të tjerë inspektuan punimet në ndërtimin e rrugës Rezallë-Rezallë e Re, me rreth 3 km gjatësi.
Asfaltimi i kësaj rruge shkurton kohën e mbërritjes nga Skenderaj dhe fshatrat përreth për në Rezallë.
Po ashtu kryetari Jashari e nënkryetari Lushtaku, bashkë me kryetarin e fshatit Aqarevë, Gentrit Rrahmani, vizituan edhe fshatin Aqarevë, për të parë punimet që po bëhën në asfaltimin e rrugës Aqarevë-Siqevë
“Angazhimi jonë në krijimin e infrastrukturës moderne në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet e komunës sonë nuk do të ndalet”, tha kryetari Jashari.