4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari Jashari: 85 % e territorit të Skenderajt me mbulueshmeri të rrjetit të ujësjellësit

Falë angazhimit maksimal të Kryetarit Bekim Jashari si dhe bashkëpunimit me Qeverinë Zvicerane dhe Qeverinë e Kosovës, brenda mandatit të tij qeverises është arritur që të rritet mbulueshmeria me rrjet të ujësjellësit nga rreth 30% sa ishte në vitin 2017 në mbi 85% në vitin 2021.

“Sot, për nder të festave të Nëntorit, bashkë me drejtorin e CDI-së për Kosovë, Astrit Vokshi, kompaninë kontratuese “Diamanti”, me pronar Azem Tahiraj, drejtorë e asambleistë përuruam stacionin e pompimit në fshatin Llaushë, përmes të cilit mbushen rezervaret e ujit në Rezallë e Plluzhinë për furnizim me ujë të pijshëm për fshatrat e kësaj pjese”, u shpreh Jashari.

Për realizimin e këtij projekti që përfshinë edhe instalimin e gypit kryesor në 10 fshatra vitin e kaluar dhe këtë vit si dhe për projektin e gypit kryesor në 15 fshatra tjera me herët, Kryetari Jashari ndau mirënjohje për CDI-në, menaxherin, Lavdim Osmanaj si dhe kompaninë kontraktuese “Diamanti” për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në sigurimin e ujit të pijshëm për qytetarët e komunës sonë, përmes funksionalizimit të rrjetit primar dhe vendosjes së gypave në lagjet 3 dhe 6 të qytetit, ndërtimit të rrjetit primar dhe sekondar në fshatin Klinë e Mesme si dhe tek varrezat në fshatin Polac.

“Jam shumë i lumtur që gjatë mandatit tim qeverisës po i bëjmë me ujë të pijshëm 25 fshatra me ujë të pijshëm dhe kështu po mbetet vetëm edhe bashkësia lokale e Qirezit për të cilen bashkësi kemi kërkuar nga donatorë nderkombëtar dhe vendor dhe kemi marrë gatishmeri të tyre për bashkëpunim”, tha Jashari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img