Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në ditën kur po votohet për apo kundër qëndrimit të tij si kryetar, ka thënë se e ka ditur se do të çojë mandatin deri në fund.
Ai në një prononcim për Kanal10, ka thënë se do të pranojë cilido që do të jetë rezultati.
“Unë do të pranojë çfarë do të ishte rezultati nga vota e lirë e qytetarëve, njëjtë si atëherë kur kam hyrë në garë, besoj se do ta vazhdojnë mandatin deri në fund, bazuar në tri fakte, fakti i parë është se Lista Serbe nuk është matur me votën reale të qytetarëve, dhe aty nuk kanë votuar qytetarët por më shumë kanë votuar komisionerët e Listës Serbe, e dyta sa i përket komunës së Zubin Potokut etnia shqiptare e bënë 12 deri në 15 % rezidentë, kurse e treta është se Listën Serbe nuk e votojnë asnjë qytetarë serb sepse kjo listë i ka keqtrajtuar qytetarët e saj.” – ka thënë ai.
Ndryshe, KQZ ka thënë se deri në ora 11:00 kanë votuar vetëm 85 votues në katër komunat veriore.