10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Vushtrrisë pas reshjeve të mëdha të shiut: Gjendja është në kontroll

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se nga mëngjesi është duke parë nga afër gjendjen e lumenjve pas reshjeve të mëdha të shiut.

Idrizi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se situata është në kontroll dhe ka falënderuar të gjithë operatorët e kësaj komune që me makineritë e tyre janë në gjendje gatishmërie për intervenim.

“Bashkë me Drejtorinë për Emergjenca, që nga mëngjesi jemi nëpër fshatra e qytet për të parë nga afër gjendjen e lumenjve pas reshjeve të mëdha të shiut. Falënderoj të gjithë operatorët vushtrrias që me makineritë e tyre janë në gjendje gatishmërie për intervenim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Idrizit, pa ndërhyrje:

SITUATA NËN KONTROLL

Bashkë me Drejtorinë për Emergjenca, që nga mëngjesi jemi nëpër fshatra e qytet për të parë nga afër gjendjen e lumenjve pas reshjeve të mëdha të shiut.

Falënderoj të gjithë operatorët vushtrrias që me makineritë e tyre janë në gjendje gatishmërie për intervenim./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img