Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi është shprehur i tronditur nga humbje e jetës së një fëmije 4 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u nxor sot nga kanali i Ibër Lepencit.
“Vërtet më tronditi kjo”, tha Idrizi në një lidhje direkte në Frontal në T7.
“Kanali i Ibër Lepencit ka ditur shpesh të marrë jetëra të banorëve të Vushtrrisë, fëmijëve”, tha ai, duke thënë se do ta ngris në nivel komunal “mënyrën e sigurimit të kanalit”.
“Është një moment i rëndë jo vetëm për familjen”, tha kryetari i Vushtrrisë, i cili tha se po kthehet nga një vizitë që e kishte pasur në Gjermani.