Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, është kanosur mëngjesin e sotëm me armë zjarri nga një banor i Vushtrrisë.
Kështu bën të ditur në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 të mëngjesit, ndërkaq personi i dyshuar është arrestuar nga policia duke e konfiskuar dhe një armë pa leje.
“Dyshohet që i dyshuari me armë ka hyrë në komunë gjegjësisht në kabinetin e kryetarit. Detaje të hollësishme ende nuk dihen. Kjo ka ndodhur para orës 9:00 të mëngjesit. Është banor i Vushtrrisë. Ndaj tij janë iniciuar dy raste: kanosje dhe armë mbajtje pa leje”, ka thënë Zahiti për Telegrafin.