-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Sindikatës së KEK-ut: Nëse nuk ngriten pagat, do ta lëmë Kosovën në terr

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Përmes kësaj proteste, të njëjtët kanë kërkuar rritje të pagave.

Krahas rritjes së pagës punëtorët e KEK-ut, po kërkojnë edhe pagesën për shujtën ushqimore, rrezikshmërinë në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës po për këtë kërkesë.

Një numër i madh i punëtorëve janë mbledhur sot në protestë ndërsa gjatë ditës së djeshme kryetari i Sindikatës së Re, Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica ka deklaruar se kërkesat e tyre janë esenciale.

“Më vjen keq shumë se ata ikin prej vendit tonë për papunësi, kurse KEK-u i ka 2 mijë punëtorë mungesë. I lus të gjithë ata institucionet përkatëse që të hapin konkurse e të punësojnë të rinj, sepse punëtorët po sfidohen shumë me tri ndërrime, ka 16 orë, s’është njëjtë si me punu 8 orë. Në vitin 2021 i kemi pas 35 të vdekur nga sëmundjet profesionale që dyshojnë se i bartin aty, ne jemi të rrezikum, por rrezikshmëria s’paguhet. Ne kemi kërku marrëveshje kolektive , është e vetmja kompani publike që s’ka marrëveshje kolektive”,deklaroi Llumnica.

Gjithashtu ai tha se nëse nuk rriten pagat, do ta lënë Kosovën në terr.

“Nëse nuk ngriten pagat, do ta lëmë Kosovën në terr”, theksoi ai, raporton lajmi.net.

Nga  punëtorët e korporatës së KEK-ut njëashtu kanë kërkuar edhe shtimin e numrit të punëtorëve, duke deklaruar se shumë kanë vdekur, e shumë të tjerë janë larguar si mungesë e kushteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img