-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve për rritjen e pensioneve: Hap i pamjaftueshëm dhe i vonuar

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve Nijazi Gashi ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e bashkëpunimit me këtë shoqatë. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për të organizuar takime, si virtuale ashtu edhe ato personale, Gashi shprehu zhgënjimin për mospërfilljen e qeverisë.

Gashi deklaroi se rritja e pensioneve është hap i “pamjaftueshëm dhe i vonuar”, duke shtuar se pensionistët e Kosovës nuk e meritojnë nënçmimin dhe “fyerjen” për mosbashkëpunim nga Qeveria.

“U gëzuam. Është një hap i pamjaftueshëm dhe i vonuar. Por nuk mohohet se është bërë një lëvizje në atë drejtim. Është për të u dekorajuar ky vendim. Që tri vite jam kryetar i Lidhjes së Organizatave Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës me kontiniutet I kam kërkuar bashkëpunim edhe përmes platformave elektronike, telefonave dhe prezencave fizike, na kanë injoruar në mënyrën më nënçmueshme dhe më fyese të kategorive të njerëzve. Mesin tone ka njerëz që kanë dhënë shumë kur ka qenë nevoja për ditë sotit. Të injorohemi kaq shumë. Jemi edukuar për respektimin e moshës së re. Qeveria nuk na kontaktuar, as nuk na ka konsiltu edhe pse jemi ofru me kuadro. Pavarësisht ndihmesave tona deri në përbuzje”, tha Gashi në “Debat Plus”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img