Site icon PrishtinaPress

Kryetari i SBASHK-ut drejtuar Qeverisë/ Është premtuar shumë e nuk është bërë asgjë në Arsim, shkumsi e shpuza na kanë lënë mprapa në testin PISA, nuk është faji tek mësimdhënësit

Gjendja e arsimit në vend është mjaft shqetësuese dhe jo e mirë si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit, kjo sipas kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ku tha se problemet fillojne nga paknaqësit për vlerën e koeficientit e deri tek kushtet e punës nëpër shkolla, raporton Prishtinapress.

Jashari në një intervistë për Prishtinapress potencoi se rritja e koeficientit nga Qeveria nga 105 në 110 ishte ironike, dhe se duhet të bëhet më shumë.

“Arsimi në vend nuk gjendet në momete të mira, këtu janë shumë arsye që po e them këtë, arsyeja e parë që po e them është që ligji i shumë pritur, ligji për të cilin kemi bërë edhe greva, edhe protesta, i pagave i zhgënjeu një pjesë të madhe në arsim, por edhe në polici dhe të tjerët. Ne si SBASHK, kishim shpresa se pasi që Qeveria ta sheh këtë paknaqësi, pasi që Qeveria është mbushur mend nga greva që zgjati kogja shumë, dhe do të bejë lëvizje më pozitive me vlerën e koeficientit, miëpo ministri Murati bashkë me kryeministrin atë fjalën që e kishin thënë muri përpara e mbajtën fatkeqësisht dhe lëvizja ishte tepër ironike nga 105 në 110 vlera e koeficientit, që në arsimi parauniversitar solli një rritje irrituese të pagave prej vetëm 28 euro, që solli edhe më shumë paknaqësi tek punëtorët”, tha kryetari i SBASHK-ut.

Tutje tha se nga kjo Qeveri është premtuar shumë për Arsimin dhe nuk është bërë asgjë, duke qenë që ende në shkolla punohet me shkums dhe shpuza, dhe si pasojë e kushteve po dështohet edhe në testin PISA.

“Ka pasur fjalë shumë të mëdha se do të bëhet shumë për Arsimin, për përmirësimin e kushteve në shkollat tona por shkollat tona nuk i ngjasojnë shkollave të shekullit 21, ngase ne ende betejën e zhvillojmë me shpuza dhe shkumsa dhe me tabela të vjetra, dhe me tekste të cilat këtë vit shkollor na u vonuan kogja, me një eksperiment me një faj që e bëri ministrja Nagavci. Qeveria Kurti nuk angazhohet ta bëjë arsimin në Kosovë të shekullit 21, për ta furnizuar me projektor e llaptop dhe për ta bërë një ambient të dashur për nxënësit tonë, të cilët janë bërë ekspertë të telefonave të mençur, ekspertë të kompjuterit por kur të shkojnë në shkollë ata ballafaqohen me shkumsa dhe shpuza me tabela dhe mësimdhënësit tonë edhe përkundër angazhimit të madh nuk mund të arrijnë atë që pritet nga ata dhe fatkeqësisht pa fajin e tyre pa ndihmën, në mungesë të ndihmës për ta ne në testin PISA dalim të skuqur dhe po ju garantoj asnjë mësimdhënës në Kosovë kur shpallen rezultatet nuk ndihet mirë por ndihet i dëshpëruar”, tha Jashari.

Jashari gjithashtu tha se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është ministrja e vetmja që nuk komunikon siç duhet.

“Ne kemi bërë apel që të ulemi të gjithë dhe të shohim se përse po ndodh kjo që ta ndihmojmë njëri tjetrin, por zonja Nagavci vazhdon me të veten nuk takohet me ne, nuk takohet kur duhet me këshillin e prindërve, pra zonja Nagavci është ministrja e vetme që nuk komunikon si duhet dhe sjell vendime kokë më vete, vendime të cilat pastaj po na kushtojnë të gjithve”, tha Rrahman Jashari për Prishtinapress.

Video nga intervista:

Exit mobile version