2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i ri i Zubin Potokut: Sfidë është mospranimi i shtetësisë kosovare nga vendasit

Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, për herë të parë janë katër komunat veriore që do të udhëhiqen nga kryetarë të nacionalitetit shqiptar.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, Vetëvendosje ka fituar në komunën e Mitrovicës së Veriut me kandidatin Erden Atiq dhe atë të Leposaviqit me Lulzim Hetemin.

Ndërsa, PDK-ja ka fituar Zveçanin me Ilir Pecin dhe Zubin Potokun me Izmir Zeqirin.

Ky i fundit u shpreh i lumtur për fitoren në zgjedhje.

Ai tha se secili qytetarë në Zubin Potok do të ndihet mirë pas fitores së tij.

“Situatat me sfida kanë qenë dhe do të jenë por ndihemi shumë mirë se më në fund në të gjitha administratat, infrastruktura ligjore në tërë Zubin Potokun do të ndihen mirë secili qytetarë”.

Ai përmendi edhe sfidën kryesore që do ta ketë kjo komunë.

“Sfidë është mospranimi i shtetësisë kosovare. Ne do t’i shërbejmë pa dallim të gjithë qytetarëve me rend e me ligj, do t’i koordinojmë të gjithë dhe jemi të hapur për bashkëpunim. Ne jemi dhe do vazhdojmë të jemi shembull i mirë”, u shpreh Zeqiri për Front Online.

Ky rezultat erdhi si pasojë e bojkotit të zgjedhjeve nga Lista Serbe, e cila në të kaluarën fitonte mbi 90% të votës në pjesën veriore të vendit.

Pas bojkotit të tyre, procesi u injorua edhe nga qytetarët e nacionalitetit serb, duke bërë që dalja të jetë tejet e ulët.

Sipas KQZ-së, nga mbi 45 mijë qytetarë të cilët kanë të drejtë vote, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar vetëm 1567 prej tyre.

Për këto zgjedhje ka reaguar edhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë, të cilët kanë shprehur keqardhje për refuzimin e disa partive për të marrë pjesë në zgjedhje. Po ashtu, ata kanë theksuar se e vlerësojnë përpjekjen e Kosovës për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img