Site icon PrishtinaPress

Kryetari i Prishtinës thirrje për të respektuar rregullat: “Veç një minutë” bllokon trafikun dhe kushton 100 euro

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes në respektimin e rregullave të trafikut, duke theksuar rëndësinë e mendimit për të tjerët në rrugë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shpërndarë një video ku shihen automjete të parkuara në vende të ndaluara, duke penguar qarkullimin dhe krijuar kaos në trafik.

“‘Veç një minutë’, bllokon trafikun dhe kushton 100€! Parkimi dhe ndalesa në korsinë qarkulluese, bllokon rrugët, pengon këmbësorët dhe krijon kaos në trafik. Mendo për të tjerët. Respekto rregullat e qarkullimit”, ka shkruar ai.

Rama ka theksuar se shkeljet e tilla jo vetëm që dëmtojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, por edhe sjellin ndëshkime financiare.

Exit mobile version