Komuna e Prishtinës ka zhvilluar ceremoninë e nisjes së punimeve në rrugën “Rexhep Luci”, një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës urbane, njofton PrishtinaPress.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë fjalës së tij theksoi se ky investim do të mundësojë krijimin e hapësirave më të mëdha dhe më të sigurta për këmbësorët, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.
Ai po ashtu shtoi se ky projekt është pjesë e përpjekjeve për të modernizuar qytetin dhe për të siguruar një mjedis më të sigurt dhe të aksesueshëm për të gjithë.
Punimet pritet të përfundojnë në afat të shkurtër, duke ofruar mundësi më të mira për lëvizjen e qytetarëve në këtë zonë.
Së bashku me kryetarin ishte edhe drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi./PrishtinaPress/