1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Odës së Hotelerisë: S’ka nevojë për orë policore, do kërkojmë kompensim për bizneset

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit Hysen Sogojeva ka mbajtur dje takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia i cili i ka treguar edhe masat e reja anti-COVID që priten të hynë në fuqi nga data 1 shtator deri më 17.

Ndër masat që do merren janë shkurtimi i orarit të punës deri në 21:30, gastronomia do të funksionojë me vetëm 70% të hapësirës së jashtme, sallat e dasmave, klubet e natës dhe kinematë do të jenë të mbyllura plotësisht dhe do të vendoset ora policore nga 22:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva në një deklaratë për Klankosova.tv tha se bashkë me ministrin Vitia janë njoftuat për masat e reja të Qeverisë.

“Ne dje kemi mbajtur takimin me Ministrinë e Shëndetësisë Arben Vitia dhe jemi njoftuar me masat e reja që pritën të merren që nga data 1 shtator dhe pritet të zgjasin deri më 17. Në bazë të asaj se çfarë diskutuam me ministrin dhe në aspektin e gastronomisë dhe hotelerisë do të kemi shkurtim të orarit për një orë, pastaj do të punohet vetëm në hapësirat e hapura dhe jo të mbyllura dhe vetëm me 75% të hapësirave”, tha Sogojeva.

Kryetari Sogojeva tha se ora policore nuk duhet të vendoset fare pasi që sipas masave që priten të ndërmerren gjithçka është e mbyllur në atë kohë.

Ai tha se në takimin e radhës do të kërkojnë kompensim për të gjitha bizneset dhe ajo do tu jepet me kohë, po ashtu edhe shtyrje të pagesës së kredisë dhe ulje të TVSH-së, njofton Klankosova.tv.

“Në masat që do të ndërmerren është edhe ora policore prej orës 10, por ne mendojmë që nuk ka nevojë që të ketë fare orë policore pasi që në atë kohë gjithçka do të jetë e mbyllur, por ne presim që të mbajmë edhe një takim dhe duhet patjetër që të bëjmë diçka në këtë drejtim për të kërkuar kompensim për këtë periudhë përmes pakos së rimëkëmbjes dhe këto masa duhet të ndahen me kohë pa shkaktuar vonesa. Po ashtu për këtë periudhë ne do të kërkojmë që të ketë shtyrje të afatit të kredisë për të gjitha bizneset dhe ulje të TVSH-së dhe duhet të ju jepen ndihma për atë që kanë kanë humbur bizneset përndryshe do të keqësohet gjendja dhe do të priten reagime”, deklaroi Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.

Sogojeva tha se pas mbylljes së bizneseve në këtë kohë ndihma e shtetit për ta është e domosdoshme për mos përkeqësim të mëtejmë të situatës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img