-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim: Nuk ka Asociacion të mirë për Kosovën

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur skepticizëm në lidhje me dy aspekte të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se nuk ka Asociacion të mirë për Kosovën. Dhe se, nuk ka marrëveshje të mirë për Serbinë ku forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës.

E sipas tij, këto dy shtylla të paramenduara si të hekurta në letër, shndërrohen në të qelqta sa herë vjen puna të zbatimi i marrëveshjes

Nuk ka asociacion të mirë për Kosovën. Nuk ka marrëveshje të mirë për Serbinë ku forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës. Këto dy shtylla të marrëveshjes së pranuar, të paramenduara si të hekurta nga evropianët kur i kanë vendosur në letër, shndërrohen në të qelqta sa herë vjen puna në zbatim”, ka shkruar Murati.

“Në këto rrethana, me qëndrimet e palëve, me gjendjen në terren më të acaruar se kurdoherë, gati se është e paparamenduar zbatimi i zotimeve të palëve. Ndoshta ndonjëherë tjetër, në rrethana tjera dhe ndoshta edhe me një marrëveshje tjetër”.

https://www.facebook.com/valon.murati/posts/10161394891947340?ref=embed_post

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img