0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i LDK’së e lë të hapur mundësinë të bëhet President pas zgjedhjeve të reja

Isa Mustafa po e lë të hapur të marrë edhe pozitën më të lartë shtetërore – Presidencën – por vetëm pas zgjedhjeve të reja. Gjatë ditëve të ardhshme, ai ka paralajmëruar tryezë për të diskutuar për emrin e mundshëm të Shefit të Shtetit. Nëse s’merren vesh për President, Mustafa paralajmëron marrëveshje për zgjedhje

Isa Mustafa ka mbajtur post ministri. Ka ushtuar për dy mandate funksionin e Shefit të Kryeqytetit. Për një kohë ka udhëhequr me Qeverinë.

Por, tash duket se lideri i LDK’së po e lë të hapur ta marrë edhe pozitën e Shefit të Shtetit. Por, jo pa zgjedhje të reja.

“Në këtë mandat, LDK e ka Kryeministrin e vendit. Nuk pretendojmë edhe pozitën e Presidentit. Nëse shkojmë në zgjedhje, çdo opsion mbetet i hapur”, ka thënë Mustafa.

Lideri i partisë më të madhe në Qeveri po thotë se zgjedhjet nuk duhet të mbahen por nëse dështon pajtimi për një emër të presidentit atëherë zgjedhjet janë të pashmangshme.

“E vlerësojmë se zgjedhjet në këtë situatë pandemie nuk do duhej të mbahen. Por, në qoftë se nuk pajtohemi për Presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje”, ka thënë Mustafa për telegrafin.

Aktualisht, Kosova s’ka President ndërsa në zyrën e Shefit të Shtetit ndodhet Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, një përkrahëse e politikave të VV’së dhe të Albin Kurtit.

Deri tash ishte në krye të Shtetit, Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqje pasi po ballafaqohet me akuza për krime të luftës.

Vetëvendosje po kërkon zgjedhje derisa AAK po kërkon pozitën e Presidentit ose proces të ri elektoral.

PDK nuk e ka bërë krejtësisht të qartë pozicionon për pozitën e Presidentit. Së fundmi, Shaqir Totaj, Nënkryetar i PDK’së, tha se e synojnë të marrin Kryeministrin nëse vendosin të hyjnë në koalicion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img