ryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e pashkëve për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë.
“Le të jetë kjo ditë feste një moment i veçantë paqeje dhe dashurie për ju dhe familjet tuaja; por mbi të gjitha, le të jetë një ripërtëritje e vlerave më të larta njerëzore, dashurisë, respektit dhe solidaritetit mes njëri-tjetrit.” – ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku
E plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku uron të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, pashkët.
“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë gëzime dhe bekime në këtë festë të shenjtë.
Le të jetë kjo ditë feste një moment i veçantë paqeje dhe dashurie për ju dhe familjet tuaja; por mbi të gjitha, le të jetë një ripërtëritje e vlerave më të larta njerëzore, dashurisë, respektit dhe solidaritetit mes njëri-tjetrit.
Për shumë mote, Gëzuar Pashkët!”