0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Kuvendit të Serbisë flet për protestën e PSD-së: Deshën t’ia vënë zjarrin Kurtit për Asociacionin

“Në Prishtinë deshën t’ia vënë zjarrin Albin Kurtit për shkak të Asociacionit, dhe kjo është përgjigja më e mirë se sa e rëndësishme është për serbët ky Asociacion”, ka thënë Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vladimir Orliq, duke komentuar protestën e së shtunës të organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku aktivistitët hodhën tym të zi në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

“Mbi bazën e ngjarjeve të djeshme, por jo vetëm atyre, ne mund të kuptojmë më mirë rëndësinë e Asociacionin e Komunave Serbe dhe çfarë kryengritje një çështje e tillë mund të zgjojë në nivelin politik të Prishtinës dhe ndaj vetë [Kryeministrit të Kosovës] Albin Kurti”, ka thënë ai në Tv Happy.

Orliq vazhdoi të thotë se “Kurti rezistoi në të gjitha mënyrat, të mundshme dhe të pamundshme” për të shmangur Asociacionin, ndërsa për protestat në Prishtinë ai tha se janë tregues se çfarë mendohet në Kosovës për Asociacionin.

“Dhe, dikush këtu [në Serbi] del e thotë që Asociacioni i Komunave Serbe nuk është në interesin e mirë të serbëve, se nuk është e rëndësishme. Ata atje deshën t’ia vënë zjarrin Kurtit për shkak të Asociacionin, i thonë se do ta gjuajnë me koktej molotovi. Kjo është përgjigja më e mirë nëse Asociaiconi është i rëndësishëm ose jo”, tha Vladimir Orliq./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img