18.4 C
Pristina
Saturday, March 15, 2025

Buy now

spot_img

Kryetari i KQZ-së tregon arsyet e vonesave në shpalljen e rezultateve të 9 shkurtit

Kryesuesi i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, në mbledhjen për shpalljen e rezultateve pëfundimtare tregoi për vonesat në publikimin e këtyre rezultateve i cili tha se këto vonesa janë bërë për shkak të ndryshimeve ligjore dhe platforma elektronike të rezultateve, shkruan Gazeta Demos.

“Vonesat për shpalljen e rezultateve përfundimtare janë për disa arsye. Një nga arsyet ka të bëjë me zbatimin e ndryshimeve të shumta ligjore, të cilat kanë shtuar detyra për KQZ-në. Arsyeja tjetër ndërlidhet drejtpërdrejtë me platformën elektronike të rezultateve. Problemet me prezantimin e rezultateve preliminare për subjektet politike na kanë detyruar që të shtojmë kontrollin e aktiviteteve edhe në Qendra Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë”.

“Pra, para publikimit të çdo rezultati ne është dashur që të bëjmë verifikimet tona duke i krahasuar statistikat me format e plotësuara gjatë numërimit dhe kjo sigurisht se ka marrë kohë deri në paraqitjen e rezultateve dhe ka zgjatur procesin. Pavarësisht këtyre problemeve, rezultatet që sot do t’i shpallim kanë ndjekur hapat e paraparë në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe në aktet nënligjore, si dhe në kushtet e një transparence të plotë”, ka thënë ai.

Radoniqi ka thënë se pas problemeve që janë shfaqur, KQZ ka ftuar institucionet kompetente për të sqaruar situatën dhe tashmë kjo është pjesë e hetimit që ato janë duke e zhvilluar.

“Ne jemi të vetëdijshëm se problemet me publikimin e rezultateve, edhe pse ato ishin preliminare dhe pa ndonjë efekt juridik, krijojnë mosbesim në procesin zgjedhor, por si institucion kemi krijuar procedura dhe akte nënligjore që mbrojnë integritetin e procesit zgjedhor edhe në rrethana të tilla”.

“Menjëherë pas problemeve që janë shfaqur, KQZ ka ftuar institucionet kompetente për të sqaruar situatën dhe tashmë kjo është pjesë e hetimit që ato janë duke e zhvilluar. Presim që këto institucione të dalin me gjetjet e tyre”, ka thënë ai.

Ndërkaq, vlen të theksohet se në Kuvendin e Kosovës, nga 120 ulëse gjithsej, 20 janë të rezervuara për përfaqësuesit e komuniteteve pakicë. Kjo do të thotë se 100 ulëset e mbetura ndahen sipas rezultateve të partive politike shqiptare. Në këtë kontekst, LVV me 48, PDK me 24 dhe LDK me 20, përbëjnë shumicën e këtyre ulëseve. 

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 46.54%, një shifër kjo që tregon një interesim relativisht të ulët të qytetarëve për procesin zgjedhor

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img