-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i KQZ-së: Procesi zgjedhor në Veri po shkon mbarë, siguria është në nivel

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, është deklaruar para mediave për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në katër komunat veriore.

Radoniqi tha se procesi i votimit po shkon mbarë dhe siguria është në nivel, teksa ka shtuar se KQZ-ja i ka ndërmarrë të gjitha masat e mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Procesi po shkon në rregull, s’ka ndonjë problem. Gjithashtu dua t’i ftojë qytetarët e komunave veriore që të dalin në zgjedhje në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit dhe të ndërtojnë institucione legale. Ne si KQZ, siç kam deklaruar, i kemi ndërmarrë të gjitha masat që ky proces të shkojë në rregull”, deklaroi ai.

Ai tha se akoma nuk dihet numri i votuesve që kanë dalë në zgjedhje, teksa shtoi se në këtë qendër të Lagjen e Boshnjakëve kanë votuar 60 persona.

“Kontejnerët janë parë zgjidhje e përshtatshme për rrethanat e krijuara. Nuk besoj se përdorimi i tyre do të jetë pengesë për votim. Qytetarët kanë qasje në to, dhe është mundësi që KQZ-ja ua ofron qytetarëve që të votojnë”, shtoi ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img