1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut : Mund të mburrem që kemi filluar demokratizimin e institucionit të komunës

Kryetari i sapozgjedhur i komunes së Mitrovicës së Veriut, Eden Atiq ka thënë se nesër nuk presin probleme.

Ai është shprehur se mburret që pas shumë vitesh ka filluar demokratizimi i Institucionit të Komunës.

“Nesër nuk presim probleme, përveç probleme administrative. Siç e dini pas shumë e shumë vitesh, unë si kryetar komune i ri i Mitrovicës, mund të mburrem veç kemi filluar demokratizimin e institucionit të komunës.

Mesa unë kam lexuar nga mediat, reagimi ishte që të mos vazhdonim më tutje, pasi Institucionet e Sigurisë e kanë bërë detyrën për të siguruar hyrjen e kryetarëve të komunave në godinat e tyre.

Nuk po më duket shumë problematike”, u shpreh Atiq për ABC News.

Më tej, ai ka theksuar se për hyrjen e tij në komunë nuk ka pasur asnjë lloj problem që prej vitit të kaluar. Atiq ka treguar se i vetmi rast ka qene një mini-protestë e grave dhe vajzave serbe.“Për hyrjen time këtu nuk ka pasur ndonjë problem, pasi prej nëntorit të vitit të kaluar, kemi ardhur 15 delegatë të rinj nga Komuna e Veriut të Mitrovicës dhe as atëherë nuk e kemi pasur asnjë problem. Përjashto këtu ditën e emërimin, një miniprotestë nëse mund të quhet ashtu e vajzave dhe grave të nacionalitetit serb, të cilat e patën një kërkesë, protestuan përpara oborrit të komunës së Mitrovicës dhe e shfrytëzuam rastin me i taku. Një përfaqësuese prej tyre erdhi këtu dhe e dëgjuam. Si qeverisje e re menduam t’i zgjidhim këto probleme”, tha ai.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img