14.8 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Hanit të Elezit nuk shkon në pushime: Unë pushimet i kaloj gjate natës, kur më merr gjumi

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, në një intervistë për KosovaPress, është shprehur se qasjen me qytetarët e komunës së tij e ka shumë të lehtë.

Thotë se qytetarët e kësaj komune janë të gatshëm të diskutojnë me të për të gjitha problemet e tyre.


Ballazhi thekson se është i përkushtuar në punën dhe objektivat e tij, të cilat do të i arrij gjatë mandatit të tij.

“Unë pushimet i kaloj gjate natës, kur me merr gjumi përndryshe pushimet e tjera nuk kam planifikuar për shkak te angazhimeve që i kemi dhe vërtet muaji gusht muaji i pushimeve institucionale por unë nuk do të kem mundësi me shkuar, jo se nuk kryhen projektet se nuk jam unë këtu po unë jam i përkushtuar që ato projekte ti shoh duke u kryer” tha Ballazhi


Kreu i komunës së Hanit të Elezit, shtoi se nuk ka pasur asnjëherë fyerje nga qytetarët, ani pse qytetarët shpesh herë nuk pajtohen me ndonjë projekt komunal.

Ballazhi thotë se pozitë e kryetarit nuk ia ka ndryshuar qasjen e komunikimit me qytetarë duke thënë se është përkrahë tyre sa herë ata kanë nevojë.

Kërkesat për punësim i cilëson si më interesante nga qytetarët por thotë t’i ketë bindur se në këtë pjesë ka rregulla dhe barazi.

Ballazhi, e cilësoi veten si kryeshërbëtorë, dhe të gjithë zyrtarët e tjerë, sipas tij, janë shërbëtorë.

Vlerëson se qeverisja e tij në Han të Elezit, është me ndryshe se qeverisja e kaluar komunale.

“Qasja ndaj meje dhe e imja ndaj tyre jo se është e njëjta unë kam pasur qasjen e njëjtë si atëherë si tash unë nuk kam ndryshuar edhe kur nuk isha kryetarë jam edhe tani i thjeshtë si zakonisht por ajo që ka qenë shumë e rëndësishme për më implementu në institucione komunës mendje hapur edhe afërsia me qytetarin për të i’a dhënë mundësinë time për të kërkuar diskutuar dhe komunikuar për çdo problem, kjo është një ndryshim i madh në Hanë të Elezit. … Jam me qytetarë kudo qe gjinden ata, po edhe qasja në telefona është 24 orë veç kur flenë nuk e hapi telefonin” tha Ballazhi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img