Site icon PrishtinaPress

Kryetari i Gjilanit viziton kryeministrin Xhaferi

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni,bashkë me deputetin e kësaj partie, Luan Aliu, kanë shkuar për vizitë te Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Hyseni tha se pak ditë para se të bëhej kryeministër, Xhaferi kishte qenë në Gjilan.

“Bashkë me deputetin Luan Aliu, drejtorin e DKRS dhe mikun tonë Ismet Sylejmani, ishim për vizitë te Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Pak ditë para se të bëhej Kryeministër, duke qenë Kryetar Kuvendi, z. Xhaferi nderoi Gjilanin me prezencën e tij. Ndërkohë, tani na nderoi me pritje në Kryeministri”.

Exit mobile version