1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Fushë Kosoves demanton lajmin se edhe Fushë Kosova është e prekur me Covid19

Kryetari i Fushë-Kosovës Burim Berisha ka reaguar pas njoftimit se tre raste nga kjo komunë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai ka thënë se rastet në fjalë janë nga dega e Prishtinës.

“Ne nuk kemi pasur asnjë informacion se ka raste me koronavirus në Fushë Kosovë. Tani kemi informacion se këta tre njerëz janë nga dega e Prishtinës. Nuk ka nevojë për izolim, ata janë nën mbikëqyrje dhe nuk ka asnjë rrezik për qytetarët e Fushë Kosovës”.

“Ata janë degë e Prishtinës, nuk do të ketë asnjë ndërhyrje dhe qytetarët e Fushë Kosovës janë të sigurt – nuk do të ketë karantinë”.

“Ne si komunë kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, jemi përmbajtur në mënyrën më të mirë, dhe për një moment dalin pa asnjë njoftim dhe bëjnë një shpallje shqetësuese për qytetarët”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img