-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i FBK-së, Fetahu konfirmon hetimet për kurdisje

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka konfirmuar se Policia e Kosovës është duke i hetuar personat të cilët tentuan ta kurdisin rezultatin e ndeshjes së tretë gjysmëfinale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Javë më parë klubi më i trofeshëm në Kosovë njoftoi në faqen zyrtare se kanë zbuluar një skandal ku janë përfshirë dy gjyqtarët grekë, Zacharis dhe Vardaris, të cilët nuk e gjykuan ndeshjen ndaj Trepçës në gjysmëfinale të “Play-Off”-it, anise vendimi u ndryshua në fund dhe takimin në kryeqytet e drejtuan gjyqtarët kosovarë.

Prishtina pretendoi se ka fakte se dy gjyqtarët grekë janë futur në një veturë nga një person i cili u ka ofruar ryshfet për ta favorizuar ekipin mitrovicas.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe i pari i FBK-së, Fetahu.

Sipas tij Policia e Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me këtë që pretendoi klubi kryeqytetas.

“Nga informatat zyrtare që kemi, Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të kuptuar se kush ka qenë ai person apo ata persona të cilët kanë dashur ta bëjnë një gjë të tillë. Ne brenda Federatës i kemi përfunduar të gjitha ato procedura të cilat kemi mundur ti përfundojmë. Ne kemi reaguar shpejt dhe i kemi larguar referët të cilët kanë pasur kontakt të paautorizuar tash po i bie para më shumë se dy javësh”, ka thënë ai në “Duelin Sportiv” të ‘RTV Dukagjinit’.

“Ne i kemi informuar organet e drejtësisë me të gjitha informatat që kemi pasur dhe presim prej tyre të marrim raport se cka ka ndodhur saktë. Është në interes të FBK-së dhe të gjithëve që të zbardhet sa më shpejt kjo çështje dhe të tregojmë se jemi të interesuar që të ruajmë integritetin e garave dhe nuk do të lejojmë askënd që të manipuloj apo të kurdis rezultatet e ndeshjeve”, përfundoi Fetahu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img