Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka mbajtur sot takim urgjent më Qeverinë komunale ku janë diskutuar masat e ndërmarra pas situatës së fundit të krijuara nga vërshimet.
Në ketë takim u morën disa vendime, që të formohet shtabi i emergjencave si dhe komisioni Qendror për vlerësimin e dëmeve.
Bën thirrje tek bizneset private që të vazhdojnë sanimin e dëmeve për qytetarët më pajisje teknike e motorike, përcjell IndeksOnline.
Apeluan te qytetarët që mos të përdorët uji për pije, ose të vlohet në rast përdorimi.
Nga qytetarët kërkuan që të fillojnë më fotografimin e dëmeve të shkaktuara dhe ti përdorin si dëshmi si dhe qytetarëve të cilit ju ka depërtuar uji nëpër ambientet e shtëpisë të thërrasin zjarrfikësit për ndihmë.