Site icon PrishtinaPress

Kryetari i Deçanit i tronditur për vdekjen e 20-vjeçares nga Gllogjani

Një vajzë 20 vjeçare është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në Gllogjan të Deçanit, e vdekja e saj e ka tronditur kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosajn.

Vajza 20 vjeçare për të cilën thuhet se ishte studente e Fakultetit Juridik, sipas policisë është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm, në orën 06:10 në Gllogjan.

Kryetari i Deçanit, ka thënës e është i tronditur nga lajmi për vdekjen e Heroina Mehmetaj nga fshati Gllogjan.

“Me shpresën që qytetit tonë të mos i ndodhin më vdekje të tilla, nga zemra ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmetaj, zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Exit mobile version