Site icon PrishtinaPress

Kryetari Bekim Jashari shpërblen klubin e volejbollit

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka pritur ne takim lojtaret e Klubit te Volejbollit “Skenderaj” duke ju ndarë një shpërblim prej 2,000 euro.
Më poshtë postimi i kryetarit:

Sot kam pritur në takim vashat e Klubit të Volejbollit “Skenderaj”, të cilat fituan Kupën e Kosovës, pak ditë më parë, për çka ndava një shpërblim në vlerë prej 2,000 eurove, për këtë të arritur.

Ne si Komunë do të mbështesim klubet sportive dhe të gjithë ata që kontribuojnë në përfaqësim të suksesshëm të Komunës në çfarëdo gare që zhvillohet.
Exit mobile version