1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari Bekim Jashari priti në takim Ministrin Dardan Gashi

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe drejtorin për kulturë Ramiz Shala priti në takim Kryeministrin Kosovës / Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi me bashkëpunëtorë.

Diaspora mbarë-shqiptare mblidhet në Prekaz më 1 gusht.

Mes tjerash gjatë këtij takimi u diskutua më konkretisht për manifestimin të datës 1 dhe 2 gusht, Dita e Diasporës, i cili manifestim që nga viti 2013 është mbajtur tradicionalisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Edhe këtë vit, Kryetari Jashari dhe ministri Gashi, u dakorduan që gjatë datës 1 gusht, tradicionalisht të organizohen homazhe tek varrezat e Familjes Jashari për bashkatdhetarët tanë, organizim ky i përbashkët mes përfaqësuesve të Familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Në këtë ceremoni do të merr pjesë edhe Ministri i Shtetit për Diasporën nga Shqipëria, Pandeli Majko si dhe personalitete të tjera nga! jeta politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Ndryshe, data 2 gusht në Kosovë është e rregulluar me Ligjin mbi Diasporën, dhe shënon ditën e Diasporës. Gjatë dy ditëve, Ministria e Diasporës në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, organizon aktivitete të shumta dhe ndër të tjerat ndan edhe çmimet për Mërgimtarin e Vitit si dhe çmimet për Gazetarin / Storien e vitit për Diasporën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img