Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari edhe pse ditë vikendi nuk i ka penguar qe ti pres investitorët nga Danimarka të cilët synojnë ndërtimin e një fabrike te duhanit qe kap një shumë investive prej 7 milion dhe punësim nga 2500 deri 3000 vende pune.
Postimi i Kryetarit Bekim Jashari i pa redaktuar:
Nuk ka ditë pushimi për vizita të rëndësishme, që qëllim përfindimtar kanë hapjen e fabrikave, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e komunës sonë.
Takimi i sotëm me investitorët nga Danimarka, Bjerne Christensen dhe z.Klaus Jakobsen, si dhe me biznesmenin shqiptar, Naim Kadishani, është vazhdimësi e takimeve të mëhershme, për ndërtimin e një fabrike të duhanit, një projekt ky që ka vlerën prej 7 milionësh, dhe i cili do të arrinë të punësojë nga 2500 deri 3000 punëtorë.
Komuna e Skenderajt ka zgjedhur lokacionin si vend ideal, për ndërtim të fabrikës, është në fshatin Kryshec (afër pishinës), pronë komunale në sipërfaqe prej 3.5 hektarësh, e pajisur me infrastrukturë të gatshme përcjellëse, duke plotësuar çdo nevojë që kërkohet për një projekt të tillë.
Gjatë diskutimit me investitorët, kam premtuar siguri të plotë dhe mbështetje të parezervë në investim për realizimin e këtij projekti milionësh.
Ky projekt është në ineteres të qytetarëve tanë. Ndërtimi i fabrikës do të punësonte një numër të konsiderueshëm të punëtorëve.
Zhvillimi i vendit dhe krijimi i vendeve të reja të punës është zotim i imi.