Kryetari Bekim Jashari së bashku me bashkëpuntor ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Polacit të Skendërajt.
Në postimin e tij në facebook ka shkruar:
Pas dy dekadave nga rënia heroike e dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Polac, në emër të lirisë së Kosovës, kujtojmë me respekt sakrificën e tyre, duke shprehur mirënjohje të thellë para veprës së të gjithë atyre që ranë në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke nderuar dëshmorët dhe martirët e Kosovës, nderojmë të ardhmen tonë të përbashkët, dhe të bashkuar ashtu si në ditët më të vështira, garantojmë të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë.
Nderimet më të larta për të rënët, me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtorët komunal dhe me disa asamblistë të Kuvendit Komunal.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës!