4.7 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari Ahmeti ndërmarrë masa ndaj mësueses që publikoi foto me nxënës në facebook

Kryetari i komunës së Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka  treguar se ka ndërmarrë masa ndaj mësimdhënëses Lendita Ilazi Fazliu.

Shpend Ahmeti tha se këtë rast e kanë dërguar te inspektorët e Ministrisë së Arsimit si dhe kanë dërguar ekipin e drejtrorisë se arsimit për vizitë speciale në shkollë. Sipas Ahmetit pas këtyre masave do të dalë edhe raporti nga drejtori i shkollës.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

“Për rastin e mësimdhënëses të publikuar në media mbrëmë

Mësimdhënësja ka postuar foto në grup të mbyllur në facebook ku janë dakorduar me prindërit për komunikim. Kryetarja e prindërve ka thënë se kjo ka qenë marrëveshja me prindër.

Megjithatë për opinion po ju tregojmë për masat e ndërmarra

  1. Kemi dërguar letër zyrtare në mëngjes tek inspektorët e Ministrisë së Arsimit sepse është nën përgjegjësinë e tyre ky inspektim
  2. Kemi dërguar ekipin e drejtorisë së Arsimit për vizitë speciale dhe për ta përgatitur raportin deri në fund të ditës
  3. Drejtori i Shkollës do të përgatis raport:

Në bazë të këtyre DKA me drejtoreshën Arbëria Nagavci do të merr vendimin meritor.

P.S. Udhëzimi administrativ
Ligji Nr.2004/37
PËR INSPEKSIONIN E ARSIMIT NË KOSOVË

Detyrat e Inspeksionit të Arsimit

Neni 4

4.2. Inspektimet e rregullta informative dhe kontrolluese kryhen në mbështetje të planit
vjetor të Inspeksionit të Arsimit, kurse ato emergjente e speciale në bazë të kërkesave të
organeve dhe palëve të interesuara.

  1. Mbrojtjen shëndetësore të fëmijëve, të nxënësve, të studentëve, të mësimdhënësve
    dhe të punëtorëve të tjerë të institucionit arsimor;
  2. Masat disiplinore të shqiptuara ndaj nxënësve, studentëve, mësimdhënësve dhe
    punëtorëve të tjerë të institucionit;

5.3. Inspektorët e arsimit urdhërojnë edhe:

  1. Inicimin e procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë, të cilët nuk i kryejnë punët dhe detyrat e përcaktuara me rregulla të institucionit dhe
    me ligj;

UDHËZIM ADMINISTRATIV
Ndalimi, ndërprerja e punës dhe inicimi i procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë në institucionet edukativo-arsimore, aftësuese dhe shkencore

Neni 2
Ndalimi, ndërprerja dhe inicimi i procedurës disiplinore
Inspektori i arsimit, ndalon, ndërpren punën e mësimdhënësve dhe punëtorëve në institucionet edukativo- arsimore, shkencore dhe aftësuese si dhe e fillon procedurën e shqyrtimit të masës
disiplinore ndaj tyre, nëse konstaton se:

  1. e) përdor dhunën fizike ndaj fëmijëve, nxënësve, studentëve dhe kolegëve ;
    nj) në mënyrë të paautorizuar jep të dhënat e besueshme si:
    të dhënat personale të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve, familjes dhe kolegëve;
    · informatat shëndetësore dhe mjekësore;
    · problemet familjare;
    · rezultatet e notimit (testit) etj;”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img