-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryetarët e komunave veriore kundërshtojnë Ligjin për investime strategjike

Kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës kanë kundërshtuar miratimin e Ligjit për investime strategjike nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe janë zotuar se ai nuk do mund të zbatohet në këto komuna, ngase sipas tyre, nuk është harmonizuar me autoritetet lokale.
Kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore, Leposaviqin, Zubin Potokut e Zveçanit kanë konstatuar se nxjerrja e ligjeve në këtë formë nga institucionet qendrore të Kosovës, bie ndesh me parimet e decentralizimit dhe paraqet një jo sinqeritet të qeverisë qendrore karshi institucioneve lokale.
“Komunat tona nuk do të lejojnë kurrë zbatimin e një ligji të tillë të shfrenuar me të cilin në thelb zvogëlohen përgjegjësitë e autoriteteve lokale në dëm të qytetarëve”, thuhet në qëndrimet e katër kryetarëve të komunave veriore, të banuara nga popullata shumicë serbe.
Me miratimin e këtij ligji, sipas tyre, thellohet tutje kriza e nisur edhe me miratimin e Ligjit për Trepçën, të cilin përfaqësuesit serb, kryesisht ata të Listës Serbe që mbështetet nga Beogradi, nuk e mbështesin.
Reagimi i kryetarëve të komunave nga pjesa veriore pasoi vendimin e Kuvendit të Kosovës, i cili me 57 vota për, 14 kundër dhe 11 abstenime, aprovoi Ligjin për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës. /REL/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img