Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar kryetarët e qyteteve të binjakëzuara me disa nga qytetet e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se ata u zotuan që marrëdhëniet ndërmjet qyteteve do të vazhdojnë të thellohen.
“Bashkëbisedim me kryetarët e qyteteve të binjakëzuara me disa nga qytetet e Kosovës, ku u zotuan që marrëdhëniet ndërmjet qyteteve, shkollave dhe bizneseve të Ioëa-s e të Kosovës, do të vazhdojnë të thellohen, duke i bërë kështu lidhjet midis popujve tanë edhe më të fuqishme. Binjakëzimi i qyteteve kosovare me ato amerikane është shembulli i miqësisë së përhershme me SHBA-të”, shkroi ajo.