-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryetar i ‘gjykatave’: 1 vit nga rizgjedhja e Ademit në krye të FFK’së, Ahmeti e Salihu ia numërojnë skandalet

Dje (6 prill) u bënë një vit që nga rizgjedhja e Agim Ademit në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Punën 1 vjeçare të tij institucioni që ai e drejton përmes një njoftimi e konsideroi si të suksesshëm. Megjithatë, kështu nuk e shohin Arianit Ahmeti dhe Eroll Salihu, ish-zëvendës/sekretari i FFK’së dhe ish-sekretari gjeneral, shkruan Gazeta Metro.

FFK shkroi gjerë e gjatë për punën 1 vjeçare të Agim Ademit saqë shkoi deri aty sa edhe suksesin e Ballkanit në Conference League u mundua t’ia ‘veshë’ atij.

 

”Gjatë vitit të parë të mandatit të dytë të lidershipit aktual të FFK-së, u shënua edhe suksesi historik i futbollit të Kosovës në nivel klubesh. FC Ballkani arriti të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke e përfaqësuar në mënyrë dinjitoze Superligën e Kosovës në Evropë,” u tha ndër të tjerash.

Por, sipas Arianit Ahmetit viti i parë (mandati i dytë) i Agim Ademit në krye të FFK’së kaloi me raportime që nuk kanë të bëjnë me futbollin. Ai thotë se nuk ka parë asnjë ndryshim që është bërë për të mirën e futbollit kosovar.

”Ky një vjeçar i FFK’së apo kryetarit të saj, ishte punë në mbrojtje të një individi, apo shfrytëzimi i të gjitha kapaciteteve të FFK’së në mbrojtje të pozicionit të tij. Gjithë ky një vjeçar kaloi me lajme rreth pozitës së paligjshme të kryetarit, sekretarit-avokatit të tij. Fatkeqësisht saga e këtyre viteve vazhdoi e njëjtë, Gjykata, Policia, Prokuroria, MKRS e lajme të natyrës së tillë,” tha Ahmeti

”Ndryshime nuk kam vërejtur, është vazhdimësi e qeverisjes së njëjtë të këtij njeriu, pra vetëm lajme nga fusha e futbollit nuk ke, e lajme rreth tij dhe problemeve me ligjin ka pothuajse çdo ditë,” vazhdoi ai.

Me 6 prill të vitit të kaluar në një Kuvend Zgjedhor shumë të diskutueshëm, 42 delegatë të klubeve ia besuan edhe një mandat Agim Ademit.

Siç thotë Ahmeti ato bënë një ‘gabim trashanik’ pasi si pasojë e neglizhencës të drejtuesve të FFK’së, shtëpia e futbollit kosovar nuk po arrin tash e disa muaj të licencohet nga Ministria e Sportit.

”Klubet u detyruan në një formë, apo ndoshta edhe u shantazhuan duke u kërcënuar se do të licencohen nëse e votojnë kryetarin dhe ndryshimet statutare. Licencimi i klubeve ishte tema më e nxehtë gjatë këtij viti që lamë, në vend se të punohej me klube dhe aktet normative të FFK’së. Kryetari dhe Sekretari në mbrojtje të pozitave të tyre shfrytëzuan klubet dhe sfiduan MKRS’në deri në shtantazhe vetëm që me çdo mënyrë të ruhet pozita e tyre, e tani si rezultat i këtyre veprimeve sot FFK ende nuk është e licencuar, sponsorizimi për vitin 2022 vetëm se humbi. Klubet do të përballen me procese gjyqësore nga sponsorët për mos sigurimin e vërtetimeve tatimore. Ky është gabimi më i madh si duket i klubeve që e morën këtë goditje nga ana e FFK’së, për mbështetjen apo votën që e dhanë,” përfundoi ai

Për 1 vjeçarin e Ademit në krye të FFK’së ngjashëm si Ahmeti mendon edhe Eroll Salihu, i cili për arsye se kishte ngritur zërin për Kuvendin Zgjedhor duke e quajtur të jashtëligjshëm më vonë ishte larguar nga pozita e këshilltarit të lartë ligjor.

”Ka qenë kuvend i kundërligjshëm dhe për shkak të saj unë u largova nga federata. Është mbajtur katër muaj para skadimit të afatit dhe është mbajtur atëherë kur i ka bërë votat. Të gjitha proceset që i kanë paraprirë këtij kuvendi kanë qenë të jashtëligjshme. Federata është karakterizuar për një vit vetëm me skandale, procese gjyqësore, tashmë mund të them se po shihet se ky person nuk e ka pasur kurrë vendin në FFK,” tha Salihu për Gazeta Metro.

Salihu që në opinion njihet si një nga miqtë më të ngushtë të legjendës së ndjerë Fadil Vokrri thotë se imazhin e mirë që ia kishin krijuar futbollit kosovar të dy së bashku për pak kohë e ka ”shkatërruar Agim Ademi me klikën e vetë”.

”Atë që e kemi arritur me Fadil Vokrrin dhe të tjerët për të krijuar një imazh fantastik, e ka shkatërruar të gjithën ky person me klikën e vetë për një periudhë të shkurtë. Gjithashtu, ka krijuar ‘armiq’ në shtet dhe ka humbur miliona euro nga ligji për sponsorizim për të cilin kemi luftuar gjatë,” tha ai duke shtuar se klubet sipas tij u mashtruan nga Agim Ademi.

”Klubet janë mashtruar se i gjithë procesi do të shkojë në rregull që nuk ka problem me ligjin dhe tani klubet po e shohin gabimin që e kanë bërë dhe po përballen me pasojat,” përfundoi ai.

Ademi tash e disa javë po qëndron në arrest shtëpiak pasi po dyshohet për dy vepra penale ‘Keqpërdorim i besimit’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’. Për të njëjtat akuza ditë më parë u morën në pyetje edhe katër zyrtarë të lartë të FFK’së.

Ata dyshohet se kanë keqpërdorur autorizimet e tyre me qellim që personit të huaj t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture.

Gazeta Metro nga burimet e saj kishte mësuar se vetura është e drejtorit të Kombëtares së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti, e cila është blerë me paratë e FFK’së. E njëjta është sekuestruar nga organet e rendit.

 

 

Këto akuza që duken të rënda e çështja e licencimit nuk u përmendën në punën 1 vjeçare të Agim Ademit nga FFK./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img